Babai udhëtoi nga Kosova në SHBA ta befasonte basketbollistin Lis Shoshi (VIDEO) NULL NULL 27.02.2017 10:57 27.02.2017 10:57 Në ndeshjen e së shtunës në mes të Little Rock’s dhe Georgia State, ka ndodhur një befasi e këndshme për basketbollistin nga Kosova, Lis Shoshi. I ati i tij, Dr. Gëzim Shoshi morri rrugë nga Kosova për në Arkansas të SHBA, për të parë një ndeshje të të birit për herë të parë, transmeton Klan Kosova. Derisa kolegët e tij nga skuadra kishin të pranishëm familjarët e tyre, Lisit spikeri i kërkoi të kthehej pas, ku aty pa babain Gëzimin. Në videon e mëposhtme mund të shihni befasinë që iu bë Lis Shoshit: