Babai i Edon Zhegrovës: Pannuci insistoi shumë ta merrte Edonin te Shqipëria (VIDEO) NULL NULL 10.11.2024 22:00 10.11.2024 22:00 Lulzim Zhegrova, babai i Edon Zhegrovës ka dhënë një rrëfim ekskluziv për Klan Kosova për djalin e tij. Ai ka treguar se si trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Christian Pannuci, kishte tentuar që ta bindte Zhegrovën për ta marrë të kombëtarja kuqezi. “Me kalimin në Genk, fillimisht na ka kontaktuar Federata e Shqipërisë, ka qenë një zyrtar që na thirrur. Pas një kohe ka ardhur vet Panuci në Bruksel ku na ka takuar, ka shprehur interesim për ta marr Edonin, shumë ka insistuar me marrë”, u shpreh Lulzim Zhegrova për Klan Kosova. Por Lulzimi tregon se si ish-kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri e kishte bindur për pak kohë Edonin. “Fadili e ka pasë atë bisedën i ka pasë gjestet që të ka bo menjëherë për veti, po i thotë Edonit ‘ne kemi dëshirë ti me ardh për Kosovën se ti je dalë prej aty’, dhe Edoni i ka thënë për 30 sekonda ‘kryetar unë po vi për Kosovën të luajë’”. “Fadili ka qenë shumë I gëzuar, e ka kap telefonin dhe e ka thirur një gazetar në Prishtinë dhe jepe në opinion se Edoni e ka pranuar Kosovën”, vazhdoi Lulzim Zhegrova. Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: