Babai e thyen xhamin e veturës për të nxjerrë foshnjën që kishte mbetur aksidentalisht brenda (VIDEO) NULL NULL 26.07.2023 09:49 26.07.2023 09:49 foshnje Në Haringen të Teksasit jugor një fëmijë u mbyll aksidentalisht brenda një veture derisa atje është duke mbretëruar vala e të nxehtit. Mediat lokale raportuan se prindërit i kishin lënë çelësat e tyre brenda. Incidenti ndodhi më 19 korrik, kur temperaturat në Harlingen arritën maksimumin prej 37.7 gradë celsius. Në një video të publikuar nga BBC shihet babai i foshnjës i cili u asistua nga kalimtarë rasti për të nxjerrë foshnjën derisa i thyen xhamat e veturës. Sipas Departamentit të Transportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, temperatura e brendshme e një makine mund të rritet pothuajse 11 gradë celsius brenda 10 minutave të para, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.