Babadimri urinon mbi ISIS-in NULL NULL 14.12.2015 16:55 14.12.2015 16:55 Një familje në Maine në Amerikë, dekorimet e festës së Krishtlindjeve i ka bërë shumë të veçanta e me domethënie, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Ata po thonë se dekorimi i tyre është patriotik, por fqinjët e tyre po e konsiderojnë si të pa-shije. Dekorimi shtëpisë së tyre, e paraqet babadimrin duke urinuar mbi një mbishkrim të formuar me drita ku shkruan “ISIS”. Fqinjët e kësaj familje, për këtë dekorim e kanë thirrur edhe zyrën e sherifit për shkak se ju duket kontroverse. Për fqinjët që jetojnë afër kësaj familje, ishte e paqartë domethënia e këtij dekorimi dhe në fillim ata menduan se kjo familje është simpatizante e Shtetit Islamik. Sherifi William King, ka thënë se asnjë ligj s’është thyer me këtë dekorim dhe pronarit të shtëpisë nuk i është kërkuar që t’i largojë dritat. Sipas tij, pronari i kësaj shtëpie mendon se dekorimi që e ka bërë është shumë “pro-amerikan”.