Babadimrat “pushtojnë” Athinën (VIDEO) NULL NULL 13.12.2021 09:03 13.12.2021 09:03 Qindra njerëz ishin veshur me kostume të babadimrit, për të marrë pjesë të dielën në bamirësinë e shtatë të Athinës “Santa Run”. Pjesëmarrësit vrapuan për 2 kilometra rreth Qendrës Olimpike Atletike të kryeqytetit grek. Për herë të parë, organizatorët siguruan uniformat e babadimrit për fëmijë e të rinj, për të vrapuar. Edhe pse pjesëmarrësit paguajnë 12 euro secili, shumica e parave të mbledhura vijnë nga sponsorimet e korporatave. Të ardhurat e këtij viti do të shkojnë për Make-A-Wish Greece, një fondacion i cili është pjesë e Make-AWish International dhe përmbush dëshirat e fëmijëve të sëmurë rëndë nga mosha 2 deri në 18 vjeç.