Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Azizi: Në Butel po zhvillohet një proces demokratik zgjedhor (VIDEO)

NULL NULL
19.10.2025 17:37

Isamedin Azizi, kandidati i vetëm shqiptar për kryetar të Komunës së Butelit nga AKI-ja, ka thënë se atje sot është duke u zhvilluar një proces i qetë zgjedhor.

Në specialen e Klan Kosovës “Maqedonia zgjedh kryetarët”, ai ka deklaruar se nuk është raportuar ndonjë parregullsi.

“Procesi deri më tani ka vazhduar në mënyrë shumë të qetë, në mënyrë shumë demokratike dhe pa kurrfarë problemesh gjatë ditës së sotme. Vendvotimet, të gjitha janë hapur në kohën e duhur. Deri tani nuk është lajmëruar për asnjë parregullsi në aspektin zgjedhor”, ka thënë Azizi.

Azizi ka pohuar se në këto zgjedhje shqiptarët edhe në listat e votuesve përfaqësohen në numër aq sa janë në të vërtetë. Sipas tij, më herët kjo çështje nuk ishte zgjidhur deri në këto zgjedhje lokale të 19 tetorit.

“Shqiptarët që jetojnë në Komunën e Butelit e përbëjnë gjysmën e popullatës, por për fat të keq në listat e votuesve, për shkak të rrethanave të cilat kanë qenë pjesë e politikës së kësaj komune, shqiptarët nuk kanë qenë të përfaqësuar aq sa janë prezent”.

“Ndërkaq, në këto zgjedhje situatën e kemi paksa më ndryshe. Edhe zyrtarisht në këto zgjedhje del se shqiptarët në Komunën e Butelit janë shumicë. Jemi të bindur se do të jemi pjesë e garës edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ndoshta ky është një moment i rëndësishëm që për herë të parë të kemi edhe një kandidat shqiptar”, tha Azizi.

lajme të ngjashme