Azize Nimani e bronztë në “Baku 2015” NULL NULL 25.06.2015 10:05 25.06.2015 10:05 Boksierja me prejardhje shqiptare, Azize Nimani nuk ka arritur që të kualifikohet në finale. Ajo mbron ngjyrat e Gjermanisë, ndërsa është mposhtur në gjysmë finale nga boksierja italiane Marzia Davide, në Lojërat Olimpike Evropiane, “Baku 2015” Nimani në këto gara mbetet me medaljen e bronztë. Gara ishte shumë e fortë mes dy garueseve, ndërsa Nimani e përjetoi me shumë emocione shpalljen e fitueseve nga ky duel, kur para vendimit të gjyqtarëve u pushtua nga lotët, transmeton Klan Kosova.