Azemi, Qeverisë: Për punëtorët e sektorit privat iu bie ndërmend veç kur vjen era zgjedhje (VIDEO) NULL NULL 06.04.2026 10:33 06.04.2026 10:33 Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka kritikuar Qeverinë për lënien anash të punëtorëve, sidomos pas ndarjes së pagës së 13-të për ata të sektorit publik. Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës morën katër mijë euro pa punuar fare. “Punëtorët e sektorit privat edhe tani kur po flasim marrin një pagë 292 euro, apo edhe më pak”, deklaroi Azemi në Klan Kosova. Ai përmendi edhe zotimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për ndarjen e 200 milionë euro, për çka tha se punëtorët e sektorit privat përfitojnë shumë pak, atëherë kur “vjen era zgjedhje”. “Sikur të mos ishte ndjerë era zgjedhje nuk do të ishte bërë edhe kjo ngjarje”, u shpreh Azemi në “Fol me Arin”.