Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Azemi (LDK): Familjarët janë për dasma Kryeministër, apo ndoshta ke harruar?!

NULL NULL
05.12.2024 15:49
visar azemi
Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ia kujtoi kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij të mëparshme se “familjarët janë për dasma, e jo për punësime nëpër Ministri”.

Kjo pasi që, sipas tij, Kuvendi në seancën e sotme, emëroi në Bordin e Drejtorëve të KOSTT-it, në mesin e të cilëve janë Lumnije Zeka, bashkëshortja e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe Gëzim Tosuni, nipi i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ky veprim, sipas kandidatit për deputet Azemi, tregon edhe një tjetër dëshmi të pakapërcyeshme të klientelizmit dhe nepotizmit “që po dëmton gjithçka në shtetin tonë”.

“Këto emërime jo vetëm që janë një dëm i hapur për demokracinë, por po e shkatërrojnë edhe një nga agjencitë më të rëndësishme dhe profesionale që ka pasur Kosova — KOSTT-in. KOSTT ka qenë një nga agjencitë më të suksesshme dhe me reputacion të shkëlqyer derisa pushteti nuk futi njerëzit joprofesionistë për ta udhëhequr atë. Edhe me këto punësime sot, ky institucion po shndërrohet në një mjet politik për shpërblim të lidhjeve familjare dhe partiake, duke e vënë në rrezik misionin e tij dhe integritetin e sektorit të energjisë në Kosovë”, tha Azemi.

Sipas tij, të emërosh individë që janë të lidhur ngushtë me përfaqësues të pushtetit, është një veprim që vetëm sa e dëmton besimin e qytetarëve dhe e kthen këtë institucion nga një model profesional në një skenë të klientelizmit të pastër.

Kosova, tha ai, ka nevojë për një ndryshim urgjent.

“Ka nevojë për institucione që i shërbejnë qytetarëve dhe jo pushtetit, për institucione të pavarura, të afta dhe të paanshme. Ndryshimi po vjen. Më 9 shkurt, qytetarët duhet të zgjedhin ndryshimin”, tha Visar Azemi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.