Azem Bejta prezantohet tek KF Malisheva NULL NULL 07.07.2021 19:04 07.07.2021 19:04 Futbollisti Azem Bejta është transferuar te skuadra e Malishevës. Është skuadra e sapo inkuadruar në Superligë që ka prezantuar lojtarin në fjalë, përcjell Klan Kosova. “Konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Kosovës. Bejta është i njohur për forcën, udhëheqjen dhe aftësitë e tij për të lexuar mirë ndeshjen”, thuhet në njoftimin e bërë. Bejta me skuadrën e re ka nënshkruar për një edicion. Ndërsa, për 18 vite ishte pjesë e Drenicës.