Avokati: Milaim Zeka vet e denoncoi rastin në Polici NULL NULL 16.10.2017 18:16 16.10.2017 18:16 Avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, në një prononcim për Klan Kosovën ka pranuar se klienti i tij Milaim Zeka, është në ndalim për 48 orë. Halilaj ka thënë se gjatë ditës bashkë me klientin e tij, për mëse tri orë kanë qëndruar në polici. Por, ai është shprehur i bindur në pafajësinë e deputetit të Nismës për Kosovën. Gazmend Halilaj, ka thënë poashtu se nuk asnjë element të veprës penale që e ndërlidh klientin e tij, në lidhje me veprën penale mashtrim, për çfarë Zeka dyshohet. Ai ka thënë se e kanë sqaruar edhe në polici, se vet Milaim Zeka ka qenë ai që e ka denoncuar rastin në polici. Halilaj beson se pas 48 orësh, klienti i tij, deputeti Zeka do të lirohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025