Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokati i Selimit: ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta

NULL NULL
13.02.2026 10:49

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.

Avokati i tij, Eric Tully, deklaroi se Zyra e Prokurorit Special nuk ka paraqitur prova që të vërtetojnë pretendimet kundër klientit të tij.

“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e z. Selimi, si ministër i Rendit Publik, kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve të përshkruara në aktakuzë, apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me këto krime”, tha Tully.

Ai njëherësh deklaroi se nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së ose e Ministrisë së Rendit Publik që të jetë mbikëqyrur nga Selimi./Klankosova.tv

lajme të ngjashme