Avokado, fruti që përmirëson kolesterolin e mirë NULL NULL 24.04.2025 20:55 24.04.2025 20:55 Avokado ka fituar famë si një “superushqim”, dhe me të drejtë. I pasur me yndyrna të pangopura, fibra dhe antioksidues, ai ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe në uljen e atij të keq (LDL). Studimet tregojnë se përfshirja e avokados në dietë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare. Yndyrnat që përmban janë të ngjashme me ato që gjenden në vajin e ullirit – të dobishme për trupin. Avokado gjithashtu përmban kalium, vitaminë K, dhe folat – lëndë thelbësore për funksionimin e muskujve, forcimin e kockave dhe zhvillimin e trurit. Është një alternativë e shkëlqyer për ata që kërkojnë të ulin konsumin e produkteve shtazore. Mund të konsumohet në sallata, tost, smuthi ose edhe vetëm – për një vakt të lehtë dhe ushqyes.