Avioni rus ateron përmes Bullgarisë në Serbi, shkel sanksionet e BE-së? NULL NULL 24.04.2022 14:30 24.04.2022 14:30 Një aeroplan rus ka ateruar sot në kryeqytetin serb, në Beograd. Aeroplani i tipit “Ilyushin II-96-300” u ngrit sot nga Sochi i Rusisë dhe ateroi në aeroportin e Beogradit në orën 09:26. Ai fluturoi nëpër hapësirën ajrore të Bullgarisë, shkruan The Geopost, transmeton Klankosova.tv. E Bullgaria ishte njëri ndër shtetet që gjatë muajit shkurt ndaloi fluturimet e aeroplanëve rusë mbi territorin e saj. Fluturimi i këtij aeroplani rus nëpër hapësirën ajrore të Bullgarisë, ka bërë shkelje të sanksionet e këtij shteti, të vendosura për Rusinë, për shkak të sulmeve të kësaj të fundit ndaj Ukrainës.