Avioni më i madh ateroi për herë të parë në Australi (VIDEO) NULL NULL 17.05.2016 10:02 17.05.2016 10:02 Mijëra persona u mblodhën për të parë dhe fotografuar aeroplanin Antonov An-255 Mriya, që u ul në Perth ditën e diele. Ishin më shumë se 15 mijë vetë në aeroportin Drive që panë “bishën” 600-tonësh që ulej, transmeton Klan Kosova. Zëdhënësja e aeroportit të Perthit, Fiona Lander, tha se “Është hera e parë që një An-225 vjen në Australi dhe njerëzit nuk e kanë humbur mundësinë për ta parë nga afër”. Aeroplani u nis nga Praga ditën e premte dhe shkoi në Australi për të transportuar një gjenerator miniere 117-tonësh. Këtu mund ta ndiqni videon e aterimit.