Avioni me 10 persona në bord zhduket në Alaskë NULL NULL 07.02.2025 13:02 07.02.2025 13:02 Foto ilustruese, Yahoo Një aeroplan me 10 persona u zhduk në Alaskë gjatë një stuhie brutale dimërore,. Sipas Independent, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në zonë dhe po kërkojnë avionin me personat e zhdukur, transmeton Klankosova.tv. Avioni u raportua i zhdukur pak para orës 16:00 të enjten ndërsa udhëtonte nga Unalakleet për në Nome në perëndim të shtetit. Sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Alaskës, nëntë pasagjerë dhe një pilot ishin në bordin e Cessna 208B Grand Caravan në Bering Air Flight 445.