Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avicci e kishte gati albumin e ri (VIDEO)

NULL NULL
23.04.2018 19:05

Mijëra adhurues të muzikës elektro në mbarë botën po mbajnë zi pas shuarjes nga jeta të producentit Tim Bergling, DJ i njohur Avicii.

Avicci 28 vjeçar, u gjet i vdekur të premten që e lëm pas, por lehtësisht mund të thuhet se ai la përshtypje të përhershme tek të gjithë me talentin e tij në muzikë , njofton Klan Kosova.

Por presidenti i Geffen Records, Neil Jacobson, një nga të paktët persona të cilët kalonte orë të panumërta me të ndjerin Avicci, ka zbuluar se DJ i njohur kishte përfunduar realizimin e një albumi të ri dhe e kishte gati për publikim.

Megjithëse bisedimet për atë që duhet bërë me muzikën ende të papublikuar, janë ende në zhvillim, Jacobson është në mëdyshje për të dhënë ndonjë informacion se kush mund ta lansojë albumin, por sipas tij ai do të publikohet së shpejti.

lajme të ngjashme