AUV mban konferencë: Agjencia ende pa rezultate të “Vita-s” (VIDEO) NULL NULL 04.07.2026 12:24 04.07.2026 12:24 Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar, Eroll Shehu, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth fabrikës së qumështit “Vita”, pas inspektimeve të fundit të kryera. Shehu ka theksuar se inspektimi është realizuar siç tha në përputhje me vendimin e ministrit dhe është zbatuar gjatë ditës dhe brenda orarit zyrtar të punës. Sipas tij, procesi aktualisht ndodhet në fazën e analizave laboratorike dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare lidhur me gjetjet nga inspektimi në fabrikën “Vita”. “Inspektimi është bërë si kërkesë e vendimit të ministrit, i cili është zbatuar gjatë ditës, gjatë orarit. Sa i përket ciklit të inspektimit, inspektimi ka qenë transparent, tërë kohën i kemi pasur kamerat rreth vetes dhe është në proces të pritjes së rezultateve nga laboratori”, tha Shehu./Klankosova.tv