Automjeti godet 10-vjeçaren në Dragash, ajo pëson lëndime të lehta NULL NULL 10.06.2024 21:53 10.06.2024 21:53 Foto ilustruese, aksident. Një aksident ka ndodhur në fshatin Buzës së Dragashit, ku një automjet ka goditur një vajzë 10-vjeçare. Drejtuesi i automjetit ka dërguar viktimën në Spitalin e Prizrenit, ku e mitura është trajtuar dhe ka rezultuar që ka marr lëndime të lehta trupore. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Një aksident ka ndodhur në fshatin Buzës të Dragashit rreth orës 17:43, ku një automjet ka goditur një 10-vjeçare. Drejtuesi ka dërguar në viktimën në Spitalin e Prizrenit, e cila ka marr lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Gashi.