Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Krushevc të Serbisë NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Krushevc të Serbisë. Nga kompania “Zhitia Turist” kanë thënë për Klankosova.tv se pesë ose gjashtë persona janë të lënduar me lëndime të lehta. Sipas kompanisë, shkak i i rrokullisjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë, njofton Klankosova.tv. Sipas mediave serbe, autobusi ishte nisur drejt Krushevcit. Në një moment, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur jashtë rrugës anash. Ekipi i ambulancës ka mbërritur në vendngjarje dhe deri tani disa persona janë transportuar në Spitalin e Krushevcit. Autobusi ishte duke shkuar drejt Sllovenisë nga Kosova.
Kosova Aksidenti i autobusit nga Kosova, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta 19.05.2022 10: 12