Autobusi i tifozëve të Barcelonës u përfshi nga flakët, The Mirror: Nuk ka të lënduar NULL NULL 05.11.2025 20:38 05.11.2025 20:38 Një autobus që transportonte tifozë të Barcelonës për në ndeshjen e tyre kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve është përfshirë nga flakët. Siç raporton The Mirror, transmeton Klankosova.tv, nga ky incident që ndodhi vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes në Belgjikë, nuk ka të lënduar. Pamjet tregojnë pasagjerë të shqetësuar që prisnin në anë të rrugës ndërsa zjarri përfshiu gjysmën e pasme të autobusit. Shumë tifozë mbetën me humor të mirë, disa prej tyre dëgjoheshin duke kënduar në sfond të videove. Tifozët e Barcelonës po udhëtonin drejt stadiumit Jan Breydel me autobusin kur u vunë re tym dhe flakë. Automjeti ndodhej në një autostradë jo shumë larg qytetit të Bruges kur u detyrua të ndalonte. /Klankosova.tv 🚨Uno de los autobuses que debía llevar a los aficionados del Barça se incendia 📹@JaimeNil2 pic.twitter.com/MTiTRwlzSp — Diario SPORT (@sport) November 5, 2025