Auto Show në Detroit, me shumë atraksione dhe vizitorë NULL NULL 25.01.2016 14:54 25.01.2016 14:54 Popullariteti i Auto Show-it ndërkombëtar i Amerikës Veriore ka qenë i suksesshëm në vitin 2016. Një fluks masiv në ditën e fundit çoi në 104 mijë e 263 persona numrin e vizitorëve, duke ndihmuar që në vitin 2016, numri total i biletave të shitura të arrijë 815 mijë e 575, më e larta që prej vitit 2003, ku në atë kohë ishin 838 mijë bileta të shitura,raporton www.mlive.com, përcjellë Klan Kosova. Ekspozeja e 2016 paraqiti 750 automjete të ndryshme. Biletat ishin 13 dollarë për të rriturit, 7 dollarë për pleqtë dhe fëmijët nën moshën 12 vjeçare, fëmijët nën moshën 6 vjeçare kanë mundur të hyjnë falas. Auto ekspozita u hap në Detroit më 11 janar, ku tërhoqi 5,068 gazetarë nga 60 vende dhe afër 40 mijë profesionistë të automobilistikes morën pjesë.