Austria fillon testimin masiv të miliona qytetarëve NULL NULL 01.12.2020 13:29 01.12.2020 13:29 Medical staff in protective clothes stand in front of waiting spots of the coronavirus testing line at the Austria Center Vienna (ACV) conference centre in Vienna on November 30, 2020, where Austria's biggest coronavirus test centre was set up, amid the novel coronavirus / COVID-19 pandemic. (Photo by GEORG HOCHMUTH / APA / AFP) / Austria OUT (Photo by GEORG HOCHMUTH/APA/AFP via Getty Images) Austria ka nisur një program masiv testimi për COVID-19 për 9 milionë qytetarët e saj, ndërsa infeksionet rriten në të gjithë Evropën. Sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij vendi, testimi masiv synon të arrijë një “listë të infeksioneve aktive, lokalizim më të shpejtë dhe më të gjerë të rasteve aktive të infeksionit dhe kështu një ndarje më efikase në zinxhirët e infeksionit”. Banorët filluan të testohen të martën në mëngjes, sipas faqes së internetit të shtetit federal të Salzburgut. Të gjithë ata të regjistruar në Salzburg mund të kontrollohen vullnetarisht. Në Angerburg, Salzburg, kryetari i bashkisë shkoi derë më derë për të njoftuar njerëzit se testi ishte në dispozicion, sipas CNN NTV, transmeton Klan Kosova. Austria ka regjistruar 282,456 infeksione dhe 3,184 vdekje të lidhura me virusin korona deri më tani, sipas ministrisë së saj të brendshme.