Austri: Kosovari ther me thikë ish të dashurën NULL NULL 29.10.2023 23:22 29.10.2023 23:22 Polizei, policia gjermane, fotoilustrim Një kosovar është arrestuar në kryeqytetin e Austrisë, Wien. Ai dyshohet se të premten më 27 tetor e ka therur me thikë ish të dashurën e tij. Ngjarja ndodhi në Liesing, afër shtëpisë së viktimës, shkruajnë mediat austriake përcjell Klankosova.tv Ajo kishte marrë plagë në shpinë dhe shpatull, njoftoi policia austriake. Raportohet se policia u thirr nga një dëshmitar në vendin e ngjarjes. 39-vjeçari nga Kosova kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por brenda pak kohësh arrestua nga Njësia Speciale e Vjenës (WEGA). Thika e përdorur ishte ende e gjakosur. Arma e ftohtë u gjet nga autoritetet e rendit në vendin e krimit. Pas arrestimit, i dyshuari ka refuzuar të dëshmojë. Hetimet e tentim vrasjes, po udhëhiqen nga Zyra e Policisë Kriminale në Wien. Gruaja 39-vjeçare ka marrë ndihmë mjekësore urgjente nga shërbimi profesional i shpëtimit dhe është dërguar në spital. Raportohet se jeta e saj është jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani besohet se deri tek ngjarja e rëndë erdhi pasi një konflikti mes çiftit, për shkak se kosovari nuk mund të pajtohej me ndarjen nga ish e dashura e tij.