Austri: Aktivistët e klimës hedhin substancë të zezë në pikturën e Klimt “Vdekja dhe jeta” NULL NULL 15.11.2022 21:57 15.11.2022 21:57 Protestuesit e klimës në Austri kanë hedhur një substancë të zezë mbi pikturën e Gustav Klimt “Vdekja dhe jeta”, në aktin e fundit që synon veprat e njohura të artit në të gjithë botën. Dy aktivistë që i përkasin një grupi të quajtur “Brezi i fundit” filluan sulmin e tyre ndaj pikturës në Muzeun Leopold në Vjenë pas orës 11 të mëngjesit të martën, sipas një deklarate të lëshuar nga muzeu. Pasi hodhi lëndën mbi vepër, një protestues u ngjit në xhamin që e mbron pikturën. Grupi protestues postoi një video dhe foton e protestës në Twitter. “Shpimi i ri i naftës dhe gazit është një dënim me vdekje për njerëzimin,” shkroi grupi në Twitter, duke akuzuar ata që bëjnë kërkime për të dy burimet se kanë gjak në duart e tyre. Në një postim të mëvonshëm, grupi bëri thirrje për masa të menjëhershme kundër prishjes klimatike. “Ulja e kufirit të shpejtësisë në 100 km/h në autostrada nuk kushton asgjë për t’u zbatuar, kursen 460 milion ton CO2 në vit vetëm në #Austri dhe çon në më pak zhurmë, cilësi më të mirë ajri dhe rrugë më të sigurta. Çfarë po presim?”. Pas një vlerësimi fillestar, muzeu tha se teksa piktura dhe korniza origjinale ishin të padëmtuara, “dëmtimi i xhamit dhe kornizës së sigurisë, si dhe në mur dhe dysheme është i dukshëm” Policia dhe një ekip mjekësor ishin në vendngjarje menjëherë pas sulmit dhe u morën të dhënat personale të aktivistëve, njoftutuan nga muzeu. Klimt pikturoi “Vdekja dhe jeta” më 1910 dhe e ripunoi më 1912-1913, dhe përsëri më 1915-1916. Ai përshkruan Vdekjen në të majtë dhe Jetën — burra, gra dhe fëmijë — në të djathtë.