Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Australian Open, edhe Murray në gjysmëfinale

NULL NULL
27.01.2016 21:20

Andy Murray kaloi në gjysmëfinalet e Australian Open pas një ndeshje shumë të luftuar me David Ferrer, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1 me sete. Spanjolli, që kishte ardhur deri në këtë raund pa humbur qoftë dhe një set të vetëm u dorëzua përballë britanikut, që për me tepër kishte dhe një bilanc tejet pozitiv ndaj tij me 12 fitore në 18 përballjet e mëparshme. Murray arriti të thyejë shërbimin e kundërshtarit në gamen e katërt duke u shkëptur në 3-1, për të mbyllur më pas setin në favor të tij 6-4. Në setin e dytë, Ferrer e nisi mjaft mirë duke kryesuar deri në 3-0, përpara se Murray të barazonte në 4-4 me game. Gjithsesi ky set u zgjidh në tie break, me Ferrer që fitoi 7-5. Në dy setet pasardhës, Murray nuk hasi më probleme duke fituar 6-2, 6-3 e duke siguruar një vend në gjysmëfinale ku do të përballet tashmë me Milos Raonic, që mundi po me rezultatin 3-1 Gael Monfils. 3 setet e parë, kishin rezultat të njëjtë 6-3, me Raonic që fitoi të parin dhe të tretin, ndërsa Monfils u përgjigj në të dytin. Në setin e katërt, ndërkohë kanadezi mbylli ndeshjen me rezultatin 6-4 me game, dhe 3-1 me sete në total. Në kategorinë e femrave, Victoria Azarenka u eliminua nga gjermania Kerber, që fitoi pa shumë probleme ndaj rivales bjelloruse. 6-3, 7-5 ishte rezultati përfundimtar në favor të tenistes gjermane, që arriti të nxjerrë jashtë turneut, dy herë fituesen e këtij Grand Slami.  Në cerekfinalen e surprizave mes Johanna Kontas dhe kinezes Zhang, ishte britanikja që fitoi në dy sete me rezultatin 6-4, 6-1 duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e Australian Open për herë të parë në karrierë, teksa do të gjejë përballë gjermanen Kerber. /supersport.al

 

lajme të ngjashme