Australia do ta eliminojë kancerin e qafës së mitrës NULL NULL 03.10.2018 09:30 03.10.2018 09:30 Australia do te shndërrohet në vendin e parë që do të eliminojë tërësisht kancerin e qafës së mitrës, në qoftë se vaksinimi dhe shifrat e ekzaminimit vazhdojnë me këtë ritëm. Kjo sëmundje mund të çrrënjoset si problem i shëndetit publik brenda 20 vjetësh, është bërë e ditur nga hulumtuesit. Aktualisht parashikohet që ky lloj i kancerit të cilësohet si “sëmundje e rrallë” në Australi deri në vitin 2022, kur edhe pritet që shifrat të bien në gjashte raste në 100,000 persona. Sipas shkencëtareve kjo vjen falë programeve progresive shtetërore për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.