Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aulona Muhadri, MVP e javës së parë

NULL NULL
17.10.2022 17:46

Xhiroja e parë në Superligën e Femrave dhuroi ndeshje mjaft interesante.

Derbi u zhvillua ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, ku skuadra prizrenase e nisi me fitore.

Basketbollistja më e dalluar ishte Aulona Muhadri, transmeton Klankosova.tv.

Kapitenia kishte dyshifror të dyfishtë me 14 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime. Ajo ishte e saktë në tri tentimet për dy pikë dhe tetë herë nga gjuajtjet e lira.

Kujtojmë se Muhadri është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës te femrat.

lajme të ngjashme