Audi me karburant nga ajri dhe uji NULL NULL 06.04.2016 11:32 06.04.2016 11:32 Mund të tingëllojë çmenduri, por ajri dhe uji mund të përdoren për të prodhuar karburant makinash. Përdorimi i ujit dhe ajrit si karburant bëhet përmes procesit që përdor dioksid karboni, i cili mund të kapet direkt nga ajri. Dioksidi i karbonit është krijuar kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse të cilat kontribuojnë në ngrohjen globale. Tani ‘’Sunfire’’ tha se mund të riciklojnë gazin për të bërë më të efektshëm. Ndryshe nga lëndët djegëse, “e-diesel” nuk përmban sulfur dhe ndotës të tjerë. “Motori është i qetë dhe makina krijon më pak ndotje,” tha Cristian von Olshausen. Krijimi i karburantit është bërë në tre hapa. Së pari, hulumtuesit e kanë ngrohur deri në avull në temperature shume te larta per ta kthyer atë më pas në hidrogjen dhe oskigjen. Ky proces kërkon temperatura mbi 800 gradë celcius. Së dyti përzierja e hidrogjenit me dioksid karboni nën presion dhe në temperaturë të lartë për të krijuar të ashtuquajturën ‘’të papërpunuarën blu’’. Së fundmi, është rafinuar në karburante në mënyrë të ngjashme me naftën dhe benzinën. ‘’Sunfire’’ tregon se fabrika e tyre është e vendosur për të prodhuar më shumë se 3.000 litra “e-diesel” gjatë muajve të ardhshëm. Kompania tha se ishte duke synuar për një çmim midis 1 dhe 1,20 € për litër ($ 1,10 për 1,30 $).