Atmosferë e zjarrtë para ndeshjes Shqipëri-Çeki: Tirana vishet “Kuq e zi” NULL NULL 12.10.2023 16:45 12.10.2023 16:45 Atmosferë e zjarrtë po mbretëron në kryeqytetin shqiptar në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Tirana është pushtuar nga tifozët “Kuq e zi”. Ata u shprehën të bindur për fitoren e kombëtares. “Rezultati 5:0. Kam ardhur nga Deçani. Nuk e di kush do shënojë gola, por e di që Shqipëria do fitojë”,u shpreh një tifoz. “Mjafton të dalim 2:0 dhe golat ti shënojnë shqiptarët. Unë vij nga Gjakova i ndjek gjithnjë ndeshjet e Kombëtares. Atmosfera është perfekte.”, tha një tifoz nga Gjakova. “Do fitojmë 1:0, dhe do shënojë Asllani”,- u shpreh çifti nga Struga. Për ta parë se si ishte atmosfera klikoni KËTU