Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atletico Madridi arrin marrëveshje me Joao Gomes, transferimi drejt fundit

NULL NULL
08.05.2026 20:55

Atletico Madridi është shumë pranë një përforcimi të madh në repartin e mesfushës, pasi ka arritur marrëveshje personale me brazilianin e Wolves, Joao Gomes.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, bisedimet mes klubeve gjithashtu kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. Mesfushori brazilian është i gatshëm të nënshkruajë me skuadrën e Diego Simeones, ndërsa operacioni pritet të kushtojë mbi 40 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

Atletico kishte si prioritet Edersonin e Atalantas, por negociatat kanë ngecur pasi klubi italian kërkon 45 milionë euro për lojtarin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe nuk planifikon rinovim.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit madrilenë kanë përshpejtuar lëvizjen për Joao Gomes, i cili tashmë shihet si alternativa ideale për mesfushën.

Nga ana tjetër, Ederson vazhdon të mbetet një emër shumë i kërkuar në Premier League, me Manchester Unitedin që raportohet se e ka futur brazilianin në listën e pesë objektivave kryesorë për afatin kalimtar veror.

lajme të ngjashme