Atletico Madrid zyrtarizon shitjen e parë në merkaton e Janarit NULL NULL 14.01.2026 18:11 14.01.2026 18:11 Tashmë është zyrtare një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së janarit. Conor Gallagher largohet nga Atletico Madrid dhe rikthehet në Premier League. Mesfushori 25-vjeçar do të transferohet te Tottenham për shumën prej 40 milionë eurosh. Gallagher ishte transferuar te Atletico Madrid në verën e vitit 2024 për 50 milionë euro, por nuk arriti të kthehej në një lojtar vendimtar për madrilenët. Me të ardhurat nga shitja e tij, Atletico Madrid pritet të investojë në një ose dy afrime të reja në repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje janari. Ndërkohë, mesfushori anglez pritet të jetë pjesë e Tottenham nën drejtimin e Thomas Frank, duke forcuar ndjeshëm repartin e mesfushës së klubit londinez.