Atletico Madrid gati ofertën 55 milionë euro për yllin e Chelsea NULL NULL 09.02.2026 14:22 09.02.2026 14:22 Atletico Madrid po përgatit një ofertë serioze në afatin kalimtar veror për Marc Cucurellën. Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen është i gatshëm të ofrojë rreth 55 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Chelseat. 27-vjeçari shihet si profili ideal për sistemin e Diego Simeones, falë intensitetit, disiplinës taktike dhe përvojës në La Liga dhe Premier League. Nga ana tjetër thuhet se Chelsea nuk e përjashton shitjen, por kërkon ofertë serioze, ndërsa negociatat pritet të zhvillohen gjatë verës./Klankosova.tv