Atletico fiton ndaj Valladolidit NULL NULL 21.01.2023 21:13 21.01.2023 21:13 Atletico Madrid ka shënuar fitore ndaj Real Valladolidit, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 18-të në La Liga. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Alvaro Morata, në minutën e 18’, teksa goli i dytë u realizua vetëm pesë minuta më vonë nga Antoine Griezman. Atletico nuk u ndalë, dhe Mario Hermoso e shënoi edhe golin e tretë brenda pjesës së parë Në pjesën e dytë munguan golat, pasi fitorja e Atleticos dihej qysh nga pjesa e parë. Atletico pas fitores kalon në vendin e katërt me 31 pikë, pas 18 ndeshjeve. /Klankosova.tv.