Atleti serb nga Gjilani fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian Paraatletik NULL NULL 04.06.2021 21:42 04.06.2021 21:42 Atleti serb, Ivan Cvetoviq nga Strazha e Gjilanit ka fituar medaljen e artë në garën 400 metra vrapim në Kampionatin Europian Paraatletik në Poloni dje. Ai arriti që ta fitojë medaljen e artë në vrapim për 50.63 sekonda dhe me këtë ai theu edhe rekordin e tij personal. ”Medalja e tretë e artë për Serbinë e fitoi Cvetkoviq në garën 400 metërshe. Krenari”, ka thënë Ministri Ministri i Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Vanja Udoviçiq. Për atletin nga Gjilani kjo nuk është hera e parë që ai e fiton një medalje në Kampionat Europian, pasi që ai e ka fituar edhe një të bronzt në kampionatin e mëparshëm në Berlin të mbajtur në vitin 2018. .