Atentati në Durrës, del fotoja e viktimës – ende asnjë gjurmë nga autorët NULL NULL 20.05.2025 10:27 20.05.2025 10:27 Është publikuar fotografia e 29-vjeçarit i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit të ndodhur pas mesnatës së djeshme në Durrës. Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjeç, ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta. Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë . Dy vite më pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik./TopChannel