Atentat sa del nga burgu, plagosen dy persona në Vlorë (VIDEO) NULL NULL 19.01.2020 09:04 19.01.2020 09:04 Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati në orët e para të së dielës në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Roland Çepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Çepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Çepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu. Nikollaq Çepaj është person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt i atentatit. Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore, duke ngritur edhe pika kontrolli në dalje të qytetit. Por megjithatë automjeti me të cilin u larguan atentatorët u shpëtoi. Pak orë pas ngjarjes u gjet në aksin e vjetër rrugor Vlorë- Fier një automjet i djegur, me në brendësi të tij një armë e cila dyshohet se është automatiku që qëlloj ndaj dy personave. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 19 minuta më parë