Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atentat sa del nga burgu, plagosen dy persona në Vlorë (VIDEO)

NULL NULL
19.01.2020 09:04

Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati në orët e para të së dielës në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës.

Roland Çepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Çepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Çepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu.

Nikollaq Çepaj është person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt i atentatit. Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore, duke ngritur edhe pika kontrolli në dalje të qytetit.

Por megjithatë automjeti me të cilin u larguan atentatorët u shpëtoi. Pak orë pas ngjarjes u gjet në aksin e vjetër rrugor Vlorë- Fier një automjet i djegur, me në brendësi të tij një armë e cila dyshohet se është automatiku që qëlloj ndaj dy personave.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.