Atdhe Nuhiu bëhet me skuadër të re, transferohet në Austri NULL NULL 30.06.2021 20:39 30.06.2021 20:39 Ish futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është bërë me skuadër të re. Ai është transferuar në Austri tek klubi SCR Altach, transmeton Klan Kosova. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra austriake në llogarinë e tyre. “Mezi presim të të shohim në fushë Atdhe”, thuhet në njoftim. Nuhiu së fundi ishte pjesë e klubit qipriot APOEL.