Atalanta nuk e lë Juventusin të dali nga Bergamo me 3 pikë NULL NULL 14.01.2025 23:17 14.01.2025 23:17 Atalanta 1-1 Juventus Skuadra e Berat Gjimshitit e ka shmangur humbjen nga Juventus, duke barazuar në minutën e 78 me anë të Mateo Retegui. Paraprakisht “Zonja e Vjetër” e mori avantazhin, kur mbrojtësi Pierre Kalulu shënoi për 0-1, njofton Klankosova.tv. Ky barazim s’është që i ka konvenuar ndonjërës prej këtyre ekipeve, pasi Atalanta bëri një hap prapa në ndjekje të Napolit që e udhëheq renditjen tabelare, kurse torinezët vazhdojnë të mbeten jashtë zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve. Pas Amir Rrahmanit me shokë që janë të parët në Serie A me 47 pikë, renditet kampioni aktual, Inter, që ka 43 sosh por me dy ndeshje më pak. Aq pikë pas barazimit të sotëm, ka grumbulluar edhe skuadra e kapitenit të kombëtares së Shqipërisë, kurse Lazio është e katërta me 36 pikë, raporton Klankosova.tv. Paraprakisht Milan fitoi si mysafir i Comos me rezultat 1-2, por “Rossonerët” me 31 pikë sa kanë aktualisht, gjenden shumë prapa në garën për titullin kampion, ndërsa edhe luftën për zonën “Champions” e kanë të ashpër. Nesër me fillim në orën 20:45, Inter ballafaqohet me Bolognan në “San Siro”. Kjo ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion! Komentator, Andi Shabani!