Ata që qëndrojnë në Facebook jetojnë më gjatë NULL NULL 02.11.2016 21:24 02.11.2016 21:24 Njerëzit që përdorin rrjetet sociale si Facebook janë të prirur për të jetuar më gjatë, thotë një studim i ri. Përdorimi i një platforme të tillë sipas shkencëtarëve mund të çoj në jetëgjatësi. Dhe krejt kjo prej lidhjeve të cilat njerëzit i krijojnë përmes këtij rrjeti social e të cilat lidhje mund të kenë jetë më të gjatë me përdorimin e tij. Ky studim ka për mostër 12 milionë përdorues, e që është kryer nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego. Aty thuhet se një njeri që përdor Facebook është 12% më pak i rrezikuar nga vdekja, karshi atyre që se përdorin atë./Klan Kosova/