Astronauti Peake uron Krishtlindjen nga hapësira NULL NULL 25.12.2015 18:30 25.12.2015 18:30 Astronauti Tim Peake ka bërë një urim jo të zakonshëm me rastin e festës së Krishtlindjes. Ai gjendet në hapësirë në një mision që do të zgjatë afro gjashtë muaj. Ndërsa nga atje ka bërë një fotografi të Tokës dhe e ka postuar në rrjetin social Twitter ku ka thënë: “Shpresoj se jeni duke kaluar momente të mira me rastin e Krishtlindjes. Po dukeni bukur nga këtu”. Ndërsa po ashtu ai i ka kërkuar falje një zonje të cilën e ka thirrur në telefon gabimisht duke i thënë “Tungjatjeta, a është planeti Tokë?”. Ai ka thënë se këtë e kishte bërë gabimisht deri sa e kishte shtypur numrin e telefonit, transmeton Klan Kosova. Kjo është fotografia të cilën e ka bërë Peake nga hapësira: