Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Astrit Stafa me album solistik – dedikuar prindërve dhe artistëve që nuk janë më

NULL NULL
06.04.2021 09:59

Kitaristi i njohur shqiptar, Astrit Stafa, ka publikuar albumin e tij solistik me titull “Dedication”.

Ky album i dedikohet prindërve të tij të ndjerë si dhe gjithë artistëve të cilët nuk janë më në mesin tonë.

Në një intervistë në programin e mëngjesit në Klan Kosova, artisti ka folur rreth këtij albumi duke thënë se ka domethënie të veçantë për të.

“Ky album e ka një domethënië të veçantë shpirtërore, emocionale për mua. Ideja ka qenë që në anën e mirë të krijimit, kam menduar që disa këngë t’ i marr dhe t’i riaranzhoj disa këngë të bukura shqipe. Malli, mërzia që nuk i kam më prindërit, e kam kthyer në dëshirë, vullnet dhe punë dhe kam menduar që kjo është mënyra më e mirë dhe e vetme t’i nderoj ata, dhe do t’i nderoj sa të kem jetë”.

Stafa tha se përzgjedhja e këngëve në album ishte çështje problematike pasi ka këngë nga Shqipëria, Maqedonia e  Kosova.

“Nuk ka qenë e lehtë por kam menduar që duhet të ketë një pikënisje dhe ajo ka qenë me këto këngë. Ky është vetëm fillimi, unë do të vazhdoj edhe me të dytën dhe të tretën dhe kam në plan të realizoj album me këngë origjinale”.

“Sa i përket këngëve, aranzhmanet janë origjinale të miat. Në secilën këngë jam munduar ta trajtoj në mënyrë të veçantë, secilës jam munduar t’i jap karakterin stilistik që të ketë një veçori. Kitarën klasike e kam trajtuar në stile të ndryshme, ka interpretim të mënyrës më klasike, me Etno Jazz dhe të tjera. Jam munduar që ta shkrij artistin, teknikën muzikore dhe emocionin, të tria në një vend që secilit t’i pëlqej një këngë”.

Në këtë album të veçantë, janë 10 këngë.

Kënga e Rexhës, Shkodra ka plot dashuri, Na çeli prapë thana, Një lule në Gostivar, Në Zabel erdha, Hajredin Pasha, Xhinxhile moj Xhinxhile, Pranvera filloj me ardhë, 25 Gërsheta, A kanë ujë ato burime.

Të gjitha këto këngë janë të shoqëruara me videoklipe të realizuara në Bibiliotekën Kombëtare dhe i gjeni në YouTube.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të Astritit në “Ora 7”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.