Asociacioni i Komunave paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Ligjit mbi Tatimin në Pronë NULL NULL 23.08.2023 12:42 23.08.2023 12:42 Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka deklaruar se ata nuk janë konsultuar fare nga Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës për vendimin që të ndryshohet Ligji mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme. AKK ka paralajmëruar dërgimin e këtij Ligji në Gjykatën Kushtetuese. Sipas këtij asociacioni, komunat me miratimin e këtij ligji do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i këtij ligji pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare. “Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues”. “Duhet theksuar që me këtë Ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal”, thuhet në një njoftim të AKK-së.