Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit

NULL NULL
27.06.2021 12:23
Klinika Infektive
Klinika Infektive

Kohëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend, teksa në Spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacientë që po trajtohet me virus.

Kështu bën të ditur raporti ditor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në vend, teksa në spitale e klinika tjera janë duke u trajtuar 97 pacientë për koronavirus, njofton Klankosova.tv.

Nga 97 pacientë 26 janë të konfirmuar me virus, një është në gjendje të rëndë dhe 75 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 97 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 75 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+ 24 pacientë post-covid në Klinikën Infektive
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
14 të konfirmuar pozitivë
10 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.

lajme të ngjashme