Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asllani shpërthen në Bundesliga 2, i shënon hat-trick Hannoverit

NULL NULL
12.04.2025 15:41

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme me klubin e tij, Elversberg ndaj Hannoverit duke shënuar hat-trick në Bundesliga 2.

Asllani të tre golat i shënoi në pjesën e dytë të takimit, ku fillimisht barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 55-të.

Ndërsa epërsinë e parë Elversbergut, Asllani ia dha në minutën e 78-të të ndeshjes, njofton Klankosova.tv.

Kurse hat-trickun e kompletoi në minutën e 98-të të duelit, duke u shpallur kështu edhe lojtari më i mirë i takimit.

Asllani ka statistika mbresëlënëse në këtë sezon, ku nga 29 paraqitje, ka shënuar 17 gola dhe dhuruar gjashtë asistime, teksa vetëm në dy ndeshjet e fundit i ka realizuar pesë gola.

lajme të ngjashme