Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asllani shënon në fitoren këndellëse të Hoffenheimit pas humbjes nga Bayerni

NULL NULL
14.02.2026 17:36

Ajo që po njihet tashmë si skuadra e shqiptarëve të Kosovës në Gjermani, Hoffenheim, ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Freiburgut, duke treguar se humbja nga Bayerni në xhiron e kaluar ishte “befasi”.

Fisnik Asllani ishte protagonisti kyç i kësaj ndeshjeje, duke shënuar golin e parë për ekipin, vetëm 30 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë.

Vetëm 5 minuta më vonë, epërsia e Hoffenheimit u dyfishua përmes mbrojtësit Ozan Kabak, kurse krejt në fund, në minutën 5 të lojës shtesë, shënoi edhe mbrojtësi tjetër, Valentin Gendrey.

Goli i sotëm i Asllanit është i 8-ti këtë sezon, me 7 të shënuar në Bundeligë e 1 në Kupë të Gjermanisë.

Me këtë fitore, Hoffenheimi, ku luajnë treshja e Kosovës, Asllani, Hajdari e Avdullahu, mbajnë pozitën e tretë në Bundesligë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme