Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Askund nuk është sigurt në Gaza” – OKB-ja bën thirrje për mbrojtjen e civilëve

NULL NULL
26.10.2023 12:13
OKB

Koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret palestineze, Lynn Hastings, ka deklaruar se “Askund nuk është sigurt në Gaza” dhe paralajmëroi se “paralajmërimet paraprake të Izraelit nuk bëjnë asnjë ndryshim” për sigurinë e popullsisë 2.3 milionëshe të enklavës.

Hastings tha në një deklaratë të enjten se rrugët e evakuimit për në vendet humanitare janë bombarduar, duke i lënë njerëzit rrugëve.

“Kur mungojnë gjërat thelbësore për mbijetesë dhe kur nuk ka garanci për kthim, njerëzit nuk kanë asgjë tjetër veçse zgjedhje të pamundura. Askund nuk ka siguri në Gaza”, tha ajo, duke shtuar se civilët duhet të mbrohen “kudo që janë dhe nëse ata zgjedhin të lëvizin ose të qëndrojnë”, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Hastings bëri thirrje gjithashtu për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

 

lajme të ngjashme