ASK: Kosova i ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë NULL NULL 19.12.2024 11:11 19.12.2024 11:11 Foto nga AP Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të enjten (19 dhjetor) rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas rezultateve të ASK-së, Kosova ka gjithsej 1 milion e 602 mijë e 515 banorë, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikuara pesë muaj më parë, Kosova ka pasur 1 milion e 586 mijë e 659 banorë. Regjistrimi i popullsisë kishte filluar më 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj të këtij viti. Ndërkaq pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se regjistrimi i popullsisë është pasqyrim i realitetit të Kosovës.