Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asisti i Brojës e shpëton Chelsean nga humbja

NULL NULL
25.07.2024 10:36

Armando Broja ka qenë protagonist në ndeshjen e parë miqësore të Chelseat të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Broja i shpëtoi “Blutë” e Londrës nga humbja ndaj Wrexham.

Asistimi i tij solli golin e barazimit për rezultatin 2:2.

Sulmuesi shqiptar hyri në lojë në pjesën e dytë, dhe menjëherë tregoi paraqitje të mirë duke pasur disa mundësi të mira shënimi.

Megjithatë ai në fund të ndeshjes u bë protagonist kur asistoi te Lesley Ugochukwu i cili realizoi.

22-vjeçari po shikohet nga afër nga trajneri Enzo Maresca, i cili më pas do të marrë një vendim pas turneut në ShBA nëse do ta mbajë Brojën apo do ta largojë.

lajme të ngjashme